“E pashë babanë duke ma vrarë nënën” - Sport - Kosova Sot
“E pashė babanė duke ma vrarė nėnėn”

“E pashė babanė duke ma vrarė nėnėn”

Jakub Blaszczykowski ka zbuluar se ai dhe vëllai i tij ishin dëshmitarë të vrasjes brutale të nënës së tyre nga babai.

Ai ka thënë se ishte vetëm 10-vjeçar kur babai i vet ia kishte therur nënën me thikë për vdekje.

E gjitha kishte ndodhur pas një fjalosjeje të tensionuar. Babai i tij vrasës u dënua me 15 vjet burgim. Jakub më nuk kishte folur me të atin, edhe pse mori pjesë në varrimin e tij vite më parë.

“Në autobiografinë time zbuloj gjithçka që më ka ndodhur, përfshirë edhe kur isha dëshmitar i vrasjes së nënës nga babai në moshën 10-vjeçare. Kurrë nuk do ta kuptojë pse ndodhi. Gjithmonë e pyes veten pse?”, ka thënë ai.

(Kosova Sot)

21 orë e 14 minuta më parë