Putin bashkon dy legjendat e futbollit botëror, Maradona puth Pelen

  • 02 December 2017 - 10:40
Putin bashkon dy legjendat e futbollit botëror, Maradona puth Pelen

Në një ceremoni spektakolare të organizuar në Pallatin Shtetëror të Kremlinit, në Moskë u hodh shorti grupeve të fazës finale të botërorit “Rusi 2018”.

1300 të ftuar, ku bënin pjesë njerëz të sportit dhe jo vetëm, ra në sy prezenca e dy legjendave të futbollit, brazilianit Pele dhe argjentinasit Maradona, por edhe ajo e Presidentit Rus, Vladimir Putin.

Ndonëse diskutimi se cili mes Peles dhe Maradonës ka qenë më i miri në botë, vijon të jetë aktual edhe sot, të dy ata dje në Moskë kanë dhënë një mesazh vërtetë domethënës, se futbolli është sporti që bashkon njerëzit.

Puthja që Maradona i jep Peles, në prezencë të Presidentit Rus, Vladimir Putin, tashmë po bën xhiron e botës, si një paralajmërim mjaft i mirë për botërorin e verës së ardhshme. 

Image
Image

 

(Kosova Sot)