Trajneri i Shakhtar paraqitet në konferencë me maskën e Zorros

  • 07 December 2017 - 09:31
Trajneri i Shakhtar paraqitet në konferencë me maskën e Zorros

Trajneri i Shakhtar Donetsk, Paulo Fonseca, ka qenë aq i lumtur dhe emocionuar me fitoren e skuadrës së tij ndaj Manchester Cityt, e cila ia siguroi kalimin në 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve, saqë është paraqitur në konferencë për media me maskë të personazhit të trilluar “Zorros”.

Ai e ka quajtur këtë konferencë për media si më të hareshmen në karrierën e tij. 

Fonseca e mbajti premtimin se nëse do të përfundonte mbi Napolin dhe Feyenoordin në fazën grupore të Ligës së Kampionëve do të maskohej si Zorro.

Shakhtari e mposhti Manchester Cityn me rezultat 2-1, duke ia shkaktuar humbjen e parë skuadrës angleze këtë edicion.

“Ndiej gëzim të madh. Mendoj se, jo vetëm përkrahësit e Shakhtarit, por të gjithë ukrainasit duhet të jenë krenar me skuadrën tonë. Dymbëdhjetë pikë në një grup të tillë është fantastike”, ka thënë ai. 

(Kosova Sot)