Young Boys 2-1 Skënderbeu: Notat e futbollistëve, shkëlqejnë Jashanica dhe Gavazaj

  • 07 December 2017 - 22:21
Young Boys 2-1 Skënderbeu: Notat e futbollistëve, shkëlqejnë Jashanica dhe Gavazaj

Skënderbeu i Korçës e ka përfunduar aventurën evropiane me humbje.

Gjiganti shqiptar u përballë në udhëtim tek Young Boys Bern ku pësoi humbje 2-1.

Në fakt bardh e kuqtë kaluan të parët në epërsi me Enis Gavazajn por vendasit rikthyen gjithçka duke triumfuar në fund.

Më i miri në këtë takim për mysafirët ishte mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bajram Jashanica me notë të lartë (7.3).

Paraqitje mjaftë të mirë pati edhe Enis Gavazaj që shënoi golin e vetëm në ndeshje (7.00).

Notën më të ulët në këtë takim për korçarët e kishte sulmuesi afrikan Demte (6.0) dhe mbrojtësi Fidan Aliti (6.1).

Me notën më të lartë tek vendasit u dallua sulmuesi francez Guillerme Hoarau me (7.4) dhe austriaku Schick me notë të njëjtë. 

(Kosova Sot)