​Ronaldo mesazh Messit pasi fitoi Topin e Artë

  • 07 December 2017 - 23:11
​Ronaldo mesazh Messit pasi fitoi Topin e Artë

Cristiano Ronaldo ka fituar për herë të pestë në karrierë Topin e Artë, duke u barazuar kështu me Leo Messin

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo në 10 vitet e fundit ka qenë duke garuar me Leo Messin, duke ndarë kështu të dy nga pesë Topa të Artë.

Portugezi shpreson që kjo garë ndërmjet tyre do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme.

“Messi? Shpresoj që të luaj në këtë nivel për disa vite të tjera. Shpresoj se beteja me Messin të vazhdoj. Ndihem mirë këtë sezon dhe do të shohim atë që do të fitojmë në fund të vitit”, tha Ronaldo pasi pranoi Topin e Artë në Paris.


(Kosova Sot)