​Shpërthen trajneri Skënderbeut: Gjyqtari na masakroi, shqiptarët nuk i do njeri në Evropë - Sport - Kosova Sot
​Shpėrthen trajneri Skėnderbeut: Gjyqtari na masakroi, shqiptarėt nuk i do njeri nė Evropė

​Shpėrthen trajneri Skėnderbeut: Gjyqtari na masakroi, shqiptarėt nuk i do njeri nė Evropė

Në përfundim të ndeshjes, trajneri Daja u shpreh se arbitri e masakroi ekipin e tij në ndeshjen e sotme, dhe se Skënderbeu meritonte të dilte me një barazim nga Zvicra.

Ju vjen keq që pësoni një gol në fund?

“Europa na do kaq shumë, saqë problemi fillon që tek mosdhënia e vizave. Sot nuk kishim asnjë sulmues. Soue i dëmtuar dhe Xhejms nuk mori vizë, nuk kishim asnjë sulmues sot. Në minutën e 74-t patëm një rast për penallti, por arbitri na kërcënon se do hapë raport pas ndeshjes. Normale që na vjen keq kur gjërat shkojnë kështu, pasi kemi filluar një punë që nga fillimi i qershorit. Do dëshironim ta mbyllnim në vendin e tretë. Por nuk kemi çfarë bëjmë, me këtë pashaportën tonë, edhe oficerët e Uefas janë shumë dashamirës.”

Futët Osmanit për goditjet standarte?

“Kundërshtari po luante me topa të gjatë. Osmani u fut në fushë me detyrën që Osmani të mbyllte hapësirat në qendrën e mbrojtjes, pasi është shtatlartë. Gjithashtu i jep qetësi ekipit kur është në sulm.”

Pse kaq pak minuta për Takun?

“Përveçse ishim të kushtëzuar nga mungesat, në fund të fundit pas 2 ditësh shkojmë në Laç, dhe nuk mund të përdorim të gjithë kontingjentin, për një ndeshje që nuk kishte kaq shumë rëndësi. Tashmë objektivi ynë është fitimi i kampionatit.”

Jeni i kënaqur nga Demte?

“Kur një lojtar e lëviz nga pozicioni natyral, edhe kur bën gabime është i justifikuar. Nuk mund t’i kërkoj më shumë, por në fund nuk është pozicioni i tij. Harxhoi shumë energji pasi lëvizi shumë në sulm, për të kompensuar mungesat që kishim.”

Faji i nervozizmit të skuadrës, apo ia lini arbitrit?

“Nuk ishte nervozizëm i lojtarëve apo stafit, por nervozizëm nga ana e arbitrit. I thashë që çdo njeri ka hapësirën e vet, dhe nuk mund të më vijë mua 5cm larg, të më flasë.”

Jeni i kënaqur me sulmuesit tuaj?

“Jam i kënaqur, pasi Gavazaj është rikthyer në rolin e sulmuesit anësor, një forcë e rëndësishme për ne. Soue përveçse ka shënuar, ka shërbyer edhe të tjerët për të shënuar, dhe është një pikë e fortë për të hapur zonat. Xhejmsi pavarësisht se nuk është në pozicionin natyral, i bën mirë sulmit tonë, edhe kur jemi duke mbrojtur”.

(Kosova Sot)

7 orë e 6 minuta më parë