Kupa sikur titulli i kampionit

  • 09 December 2017 - 09:09
Kupa sikur titulli i kampionit

SHORTI I HEDHUR DJE ISHTE I PAFAT PËR TREPÇËN'89 DHE LLAPIN

Prishtina,Drita e Gjilani,cilësohen me fat këtë herë në shortin për Kupë

"Tani edhe gara e kupës e ka rëndësinë e vet, sepse vendi i parë i dërgon klubet në Evropë. Në të kaluarën shumica e ekipeve nuk iu kanë kushtuar vëmendje të madhe garës së kupës, por tani dalja në Evropë dhe shpërblimet e majme e kanë bërë këtë trofe shumë joshëse për skuadrat", ka thënë Genc Sermaxhaj për gazetën "Kosova Sot"

Vitet e kaluara ishim dëshmitarë kur shumë skuadrat, madje edhe me emër, nuk shprehnin aspak interes për garat e Kupës së Kosovës duke hequr dorë shumë herët nga ky kompeticion. Mirëpo, me t'u pranuar në UEFA e FIFA, gjërat kanë ndryshuar dhe tashmë Kupa e Kosovës e ka vlerën pothuaj sa të titullit kampioni, pasi edhe ajo përveçqë siguron daljen në arenën ndërkombëtare, sjellë edhe një shpërblim bukur të majmë nga ana e UEFA-s. Kjo edhe ka bërë që sivjet ky kompeticion të jetë shumë interesant. Sesa i luftuar do të jetë dëshmojnë ndeshjet e rrethit të tretë, ku pati përplasje të jashtëzakonshme, derisa eliminimi nga ky kompeticion i kushtoi me punë trajnerit Bylbyl Sokoli, i cili dha dorëheqje nga skuadra e Vllaznisë. Analistët presin një garë shumë të fortë, ndërsa kanë thënë se Prishtina, Drita, Gjilani, Llapi e Trepça'89, janë favorite kryesore edhe pse dy skuadra e fundit Llapi e Trepça'89 njëra nga to do të eliminohet qysh në rrethin e katërt pasi përballën ndërmjet vete. Derisa Trepça'89 e Llapi cilësohen si të pafata në këtë short, pasi do të përballën ndërmjet vete, skuadrat tjera si: Prishtina, Drita e Gjilani mund të jenë të lumtura pasi kanë kundërshtarë shumë më të lehtë në fazën e katërt.

Evropa e bën të vetën

Ish-futbollisti i njohur gjilanas, Genc Sermaxhaj, gjatë në analize për gazetën "Kosova sot" bërë shortit të Kupës që u hodh dje, ka thënë se këtë vit lufta do të jetë shumë e ashpër, pasi klubet e kanë të qartë për përfitimet e mëdha që sjellë ky trofe ajo në fund të garave. "Pas pranimit të futbollit kosovar në FIFA e UEFA, interesimi i dhe organizimet e klubeve janë në rritje më të madhe se herëve të kaluara. Tani edhe gara e kupës e ka rëndësinë e vet sepse vendi i parë i dërgon klubet në Evropë. Në të kaluarën shumica e ekipeve nuk iu kanë kushtuar vëmendje të madhe garës së kupës, por tani mundësia më e 'lehtë', mundë të jetë përmes kësaj gare", ka thënë Sermaxhaj për gazetën "Kosova Sot".

Rivaliteti i madh

Sipas Sermaxhajt, shorti që është hedhur fatmirësisht ka ndarë ekipet favorite, përveç duelit Trepça'89 - Llapi, i cili cilësohet si më i rëndësishmi në fazën e katër. "Mendoj se në fazë shorti fatmirësisht i ka ndarë ekipet favorite me ekipet e tjera, të cilat garojnë në një rang më poshtë. Përveç Trepçës "89", dhe Llapit që shorti përcaktoj këto dyja të ballafaqohen mes vete e që fatkeqësisht njëra do të eliminohet patjetër", ka thënë Sermaxhaj sipas të cilit tash skuadrat që synojnë trofeun e Kupës dhe titullin e kampionit në afatin kalimtar të janarit e kanë të domosdoshme të përforcohen. "Sigurisht që tash ato ekipe që synojnë vendet e para në kupë e në kampionat, kanë mundësi që afatin e janarit ta shfrytë- zojnë për transfere dhe të përforcohen. Pas rrethit të katërt në këtë garë, do të shohim ndeshje shumë interesante, pasi presim që favoritët të kalojnë tutje dhe kështu në rrethin e pestë të shohim përballje shumë të forta", ka përfunduar Genc Sermaxhaj.

(Kosova Sot)