“Ronaldo nuk është as në mesin e më të mirëve”

  • 09 December 2017 - 10:18
“Ronaldo nuk është as në mesin e më të mirëve”

Ish-lojtari Barcelonës, Julio Salinas insiston se Cristiano Ronaldo jo vetëm që nuk është më i miri në histori të futbollit, por ai nuk është as në mesin e me të mirëve

Cristiano Ronaldo fitoi të pestin Top të Artë duke u barazuar me Leo Messin, por sipas Julio Salinas ai këta trofe i ka të pamerituar.

Portugezi pasi fitoi Topin e Artë të katërt në pesë vitet e fundit tha se është lojtari më i mirë në histori.

Me këtë nuk pajtohet Salinas, i cili insiston se Ronaldo nuk është as në mesin e me të mirëve.

“Vetëm pse jeni shumë i mirë, kjo nuk do të thotë qe jeni më i miri, edhe pse keni pasur fatin ekeq të barazoheni me të madhin Messi”, shkruan Salinas në Twitter.

“Sinqerisht, unë nuk besoj se jeni as në podiumin e më të mirëve në histori, sepse janë disa më të mirë. Kënaqeni vetën me këtë Topa të Artë (të pamerituar)”. 

(Kosova Sot)