"Unitedi është ende më i mirë se City"

  • 09 December 2017 - 10:59

Legjenda Ryan Giggs insiston se Manchester United ende është skuadër më e mirë se sa Manchester City

Manchester City këtë sezon nga 16 ndeshje ka shënuar 15 fitore dhe ka barazuar një herë, duke qenë para Manchester Unitedit me tetë pikë.

Pavarësisht kësaj, legjenda e Unitedit, Ryan Giggs beson se ish skuadra e tij është ende më e mirë, edhe pse e pranon se diferenca është e vogël.

“Unitedi fitoi dy tituj sezonin e kaluar, ndërsa City nuk ka fituar asnjë për disa vite”, tha fillimisht Giggs për Sky Sports.

“Ata janë shumë të mirë dhe me fuqinë blerëse që kanë çdo vit po ofrohen më shumë, por, ende Unitedi është më i mirë edhe pse diferenca është shumë e vogël”.

United dhe City do të takohen nesër në kuadër të javës së 16 të Premierligës në Old Trafford. 

(Kosova Sot)