10 transferimet më të mëdha që mund të ndodhin në janar

  • 09 December 2017 - 11:16
10 transferimet më të mëdha që mund të ndodhin në janar

Skuadrat e mëdha evropiane kanë filluar të mendojnë për afatin kalimtar të janarit, ku pritet të shesin dhe blejnë lojtarë

Ashtu sikurse edhe gjatë verës së kaluar edhe gjatë janarit skuadrat angleze pritet të jenë më aktivet në transferime dhe shitje.

Daily Mail ka përzgjedhur 10 lojtarë, ku beson se mund të jenë transferimet më të mëdha gjatë janarit.

Daniel Sturridge – Sulmuesi i Liverpoolit nuk ka vend në skuadrën e Jurgen Klopp dhe për shërbimet e tij po interesohen Betis dhe West Ham. Çmimi i tij është 28 milionë euro;

Virgil van Dijk – qendërmbrojtësi holandez i Southamptonit kishte tentuar të largohej edhe gjatë verës së kaluar, por nuk u lejua shitja e tij. Ai po mendon largimin gjatë janarit, me Chelsean de Liverpoolin të interesuara për të. Çmimi i tij është 85 milionë euro;

Johny Evans – Arsenal dhe Manchester City e duan qendërmbrojtësin 28 milionësh të West Bromit në janar;

Steven N’Zonzi – Mesfushori francez ka prishur marrëdhëniet me trajnerin e Sevillas dhe për 34 milionë euro mund të kalojë në Everton;

Moussa Dembele – Sulmuesi i Celticut pritet të shitet për 34 milionë euro të West Ham, Everton ose Brighton;

David Luiz – Qedërmbrojtësi italian po pëlqehet shumë nga Real Madrid dhe shihet si zgjidhje e problemeve në mbrojtje. Vlera e tij është 28 milionë euro;

Troy Deeney – Sulmuesi pritet të largohet nga Watford për 30 milionë euro, me Everton, West Brom dhe Leicester të interesuara për të;

Ross Barkley – Mesfushori anglez do t’i kushte Chelseat ose Tottenhamit vetëm 17 milionë euro gjatë janarit;

Patrick van Anholt – mbrojtësi i majtë pëlqehet shumë nga Manchester City dhe Everton, ndërsa vlera  tij është 9 milionë euro;

Fyodor Smalov – Mbrojtësi i Krasnodar për 17 milionë euro pritet që gjatë janarit të kalojë në West Ham. 

(Kosova Sot)