Sulmuesi i Arsenalit e kërkon largimin

  • 10 December 2017 - 08:55
Sulmuesi i Arsenalit e kërkon largimin

Sulmuesi i Arsenalit, Olivier Giroud, është duke kërkuar të largohet nga skuadër gjatë afatit kalimtar të janarit.

Dialy Mirror raporton se francezi i ka kërkuar drejtuesve ta huazojnë te ndonjë skuadër tjetër ku mund të luajë rregullisht.

Kjo pasi sulmuesi e di se i duhet të luajë rregullisht për t’u thirrur në Kombëtaren e Francës për Kupën e Botës, e cila mbahet vitin e ardhshëm në Rusi.

Ky lajm i ka alarmuar skuadrat si West Ham dhe Crystal Palace.

(Kosova Sot)