Chelsea e lejon sulmuesin e vet të largohet si transfer i lirë

  • 10 December 2017 - 08:57
Chelsea e lejon sulmuesin e vet të largohet si transfer i lirë

Chelsea është i gatshëm ta lërë sulmuesin e vet të largohet si transfer i lirë, pasi është në kërkim të një sulmuesi të ri.

The Sun raporton se “Te kaltrit” duan ta sjellë një sulmues të ri në “Stamford Bridge”, prandaj janë të gatshëm ta lejojnë Michy Batshuayin të largohet me parametra zero.

Belgu nuk ka mundur të gjejë vend në skuadrën e parë të Antonio Contes dhe për këtë do të largohet për të liruar vend në skuadër.

(Kosova Sot)