Real Madrid e “harron” De Gean, kërkon një portier tjetër

  • 11 December 2017 - 08:59
Real Madrid e “harron” De Gean, kërkon një portier tjetër

Real Madridi është i bindur se do të mundë ta transferojë portierin e Tottenhamit, Hugo Llorisin, gjatë afatit kalimtar veror, sipas Sunday People.

Francezi është i etur të fitojë trofe dhe me Tottenhamin që s’po kalon në formë aq të mirë këtë sezon, “Los Blancos” besojnë se mund ta joshin të largohet.

Po ashtu, Reali mbetet i përkushtuar për transferimin e David de Gea apo Thibaut Courtois, por mund shumë lehtë t’i harrojë ata dhe ta kthejë vëmendjen plotësisht kah Lloris.

(Kosova Sot)