Ish-trajneri i Man United: Skuadra e Mourinhos po luan futboll të mërzitshëm, unë luaja futboll sulmues

  • 12 December 2017 - 09:22
Ish-trajneri i Man United: Skuadra e Mourinhos po luan futboll të mërzitshëm, unë luaja futboll sulmues

Louis van Gaal i ka kritikuar taktikat e Jose Mourinhos në Manchester United.

Ai ka thënë se Manchester United po luan futboll shumë më të mërzitshëm me Jose Mourinhos, gjersa ka insistuar se qasja e tij taktike në “Old Trafford” ka qenë gjithmonë futboll sulmues.

Van Gaal – i cili u zëvendësua nga Mourinho në vitin 2016 përkundër faktit se e fitoi FA Cup – po ashtu kritikohej për taktika negative gjatë kohës së tij në United, por 66-vjeçari insiston se “Djajtë e kuq” luajnë shumë më keq nën udhëheqjen e Mourinhos.

“Nëse më pyesni si dola në United, ju them se ishte viti im më i mirë ndonjëherë, duke pasur parasysh rrethanat në të cilat punoja. Luanim futboll të mirë, por në Angli nuk vlerësohet futbolli. Dhe tani, kur e shikoj Unitedin, më duhet të vij në përfundim se Mourinho s’po kritikohet edhe pse luan futboll shumë më të mërzitshëm. United tani luan futboll mbrojtës. Unë gjithmonë luaja futboll sulmues”, ka theksuar Van Gaal.

(Kosova Sot)