Fjalia që e shkaktoi përleshjen në tunel mes lojtarëve të Unitedit dhe Cityt

  • 12 December 2017 - 09:24
Fjalia që e shkaktoi përleshjen në tunel mes lojtarëve të Unitedit dhe Cityt

Derbi i parë i Mancesterit këtë sezon përfundoi me një konfrontim të shëmtuar fizik mes lojtarëve dhe stafit të të dy skuadrave, por çfarë thuhet ta ketë shkaktuar përleshjen?

Derisa disa lojtarë dhe anëtarë të stafit të Manchester Cityt ishin futur drejt në zhveshtore, të tjerët kishin vendosur ta ngacmonin Zlatan Ibrahimovicin.

Sipas të përditshmes spanjolle “Marca’, “Ibra, ti flet shumë por lëviz pak”, ishte fjalia që u dëgjua në tunelin e “Old Traffordit”.

Kjo fjali nuk u kishte pëlqyer lojtarëve të Unitedit dhe nga ai moment kishte nisur përleshja gjatë të cilës ishin hedhur shishe dhe grushte.

Të paktën 20 persona u përfshinë dhe tensionet ishin rritur kur Jose Mourinho ishte futur në zhveshtoren e mysafirëve.

Ai i kishte kërkuar skuadrës së Pep Guardiolës të tregonin respekt duke mos festuar zhurmshëm.

Megjithatë, portieri i City Ederson e kishte kuptuar portugalishten e tij dhe më pas ndodhi edhe një incident tjetër.

(Kosova Sot)