Me 4 janar, ‘D-day’ për Dembele

  • 15 December 2017 - 18:24
Me 4 janar, ‘D-day’ për Dembele

Ousmane Dembele ka filluar të stërvitet me skuadrën ep arë të Barcelonës, pasi tashmë ka kaluar lëndimin e rëndë që kishte pësuar në fillim të sezonit

Ousmane Dembele mungon që prej 16 shtatorit, kur u lëndua në ndeshje kundër Getafes, por ai ka dy ditë që po stërvitet me skuadrën e parë.

Sipas të përditshmes katalonase, Dembele ndeshjen e parë për Barcelonën pas lëndimit do ta luajë me 4 janar 2018.

Ai pritet të startojë ndaj Celta Vigo, në kuadër të Copa del Rey.

Po atë ditë për Barcelonë pritet të luajë edhe mesfushori brazilian, Rafinha, i cili mungon që nga prilli i këtij viti. 

(Kosova Sot)