Hamsik barazon rekordin historik të Maradonës

  • 16 December 2017 - 23:48
Hamsik barazon rekordin historik të Maradonës

115 gola me fanellën e Napolit, Hamsik ka barazuar rekordin historik të Maradonës.

Marek Hamsik është shprehur i lumtur me rekordin historik të arritur në fitoren e Napolit kundër Torinos. 

Ai shënoi gol për Napolin në fitoren 3:1 duke shkuar në 115 finalizime, aq sa ka shënuar gjatë karrierës me klubin italian edhe legjenda e futbollit, Diego Maradona.

“Është me të vërtetë fantastike. Jam i nderuar për këtë arritje. Të shënosh 115 gola si mesfushor, është më të vërtet një numër i madh”, tha Hamsik.

(Kosova Sot)