Nuk gabon Manchester United

  • 17 December 2017 - 17:25
Nuk gabon Manchester United

Manchester United e ka mposhtur 2:1 West Bromwich Albionin.

“Djajtë e Kuq” kanë marrë tri pikë shumë të vlefshme në xhiron e 18’të në Premierligë, duke triumfuar në udhëtim 2:1 kundër West Bromwich Albion.

Golat për Man United i shënuan: Romelu Lukaku (27’) dhe Jesse Lingard (35’), ndërsa për vendasit realizoi Gareth Barry (77’).

Me këtë fitore, Man United i Jose Mourinhos ka vazhduar të ndjekë liderin Manchester Cityn. “Djajtë e Kuq” tani kanë 41 pikë, kurse Cityzens 52.

(Kosova Sot)