Pensionohet Kaka

  • 17 December 2017 - 18:09
Pensionohet Kaka

Ish mesfushori brazilian i Milanit e Real Madridit dhe shumë klubeve tjera, Leite Kaka, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se ka ardhur koha që t’i varë atletet.

Fituesi i “Topit të Artë” në vitin 2007, tha se ka pasur një karrierë më të mirë se që ka imagjinuar ndonjëherë, teksa ka shkruar është gati për aventurën e re, që sipas mediave braziliane, 35 vjeçari synon të bëhet trajner.

Kaka ka fituar tituj të shumë gjatë karrierës, si me Milanin, ashtu edhe me Realin.

Në 654 ndeshje për klube, ai ka shënuar 208 gola ndërsa ishte pjesë e rëndësishme e Brazilit kur fituan Kupën e Botës në vitin 2002.

Ai ka bërë 92 paraqitje për Brazilin duke shënuar 29 gola.

(Kosova Sot)