Mbappe, më i miri për vitin 2017

  • 17 December 2017 - 19:58
Mbappe, më i miri për vitin 2017

Mbappe është zgjedhur nga “Telefoot” si futbollisti më i mirë i ri për vitin që po lëmë pas.

Sulmuesi i talentuar francez, Kylian Mbappe, ka fituar një tjetër çmim. Ai është zgjedhur nga “Téléfoot” si futbollisti më i mirë i ri për vitin 2017.

Sulmuesi i PSG-së ka lënë prapa Anthony Martial (22 vjeçar, Manchester United) si dhe Maxime Lopez (20 vjeçar, Olympique de Marsella).

“Jam me të vërtetë i lumtur dhe i nderuar për këtë çmim. Vitin 2017 do të mbajë mend shumë gjatë, pasi edhe fitova Ligën me Monacon dhe u transferova në PSG”, tha Mbappe.

“Dëshirat për 2018: “Liga, Liga e Kampionëve dhe Kupa e Botës”.

(Kosova Sot)