Messi prezantoi “Këpucën e Artë” (Video)

  • 17 December 2017 - 21:19
Messi prezantoi “Këpucën e Artë” (Video)

Messi ka prezantuar në “Camp Nou” Këpucën e Artë.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi, bëri të lumtur gjithë tifozët në “Camp Nou” para ndeshjes me Deportivon.

Ai prezantoi “Këpucën e Artë”, të cilin e mori ditë më parë, çmim ky që dhurohet për golashënuesin më të mirë në ligë për sezonin paraprak.

Kjo është Këpuca e katërt e Artë për argjentinasin, aq sa ka edhe Cristiano Ronaldo.

(Kosova Sot)