Mbappe për ndeshjen me Realin: Natyrisht se mund ta mposhtim

  • 17 December 2017 - 21:21
Mbappe për ndeshjen me Realin: Natyrisht se mund ta mposhtim

Mbappe beson se PSG-ja mund ta eliminojë Real Madridin nga Championsi.

Real Madridi dhe Paris Saint Germaini do të përballen në rrethin tjetër të Ligës së Kampionëve.

Kjo përballje cilësohet finale para finales, për faktin se dy skuadrat janë favorite për të triumfuar në këtë garë.

Mbappe, që u transferua nga Monaco te PSG-ja për 180 milionë euro gjatë verës që lamë pas, beson se mund ta eliminojnë Realin.

“Natyrisht se mund ta mposhtim Realin. Nëse ne nuk besojmë, kush do të besojë? Do të punojmë shumë deri në shkurt që të jemi gati për këto dy ndeshje. Ëndërroj të fitoj Ligën e Kampionëve”, deklaroi Mbappe.

“Ballafaqim me idhullin, Cristiano Ronaldon? E veçantë, po, por do të fokusohem te ndeshja". 

"Ne përfaqësojmë Francën, sepse jemi klubi i vetëm francez që ende luan në këtë garë. Kështu që gjërat personale janë në rend të dytë, më e rëndësishmja është kualifikimi”, shtoi Mbappe.

(Kosova Sot)