Pesë golat më të bukur të Kakas (Video)

  • 17 December 2017 - 23:47
Pesë golat më të bukur të Kakas (Video)

Legjenda braziliane, Leite Kaka, ka njoftuar për pensionimin e tij nga futbolli, duke i dhënë fund spekulimeve pas largimit nga Orland City në fillim të vitit 2017.

Braziliani ka thënë se ka ardhur koha që t’i varë atletet, teksa paralajmëroi se është gati për një aventurë të re, që besohet të jetë ajo e udhëheqjes së një skuadre.

35-vjeçari ka pasur karrierë të mrekullueshme. Ai ka fituar Kupën e Botës me Brazilin. Ka fituar edhe Ligën e Kampionëve me Milanin, ndërsa është edhe njëherë fitues i Topit të Artë më 2007.

Kaka ka shënuar gola shumë të bukur gjatë karrierës, ndërsa më poshtë mund t’i shikoni pesë më të veçantit.

(Kosova Sot)