Allegri: Dybala duhet të luftojë për vendin e titullarit

  • 17 December 2017 - 23:51
Allegri: Dybala duhet të luftojë për vendin e titullarit

E nisi furishëm sezonin, por Dybala po vuan në ndeshjet e fundit, e që tani mund t’i kushtojë edhe me humbjen e pozitës së startuesit.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, e ka mbrojtur vendimin për ta lënë jashtë talentin argjentinas, Paulo Dybala, në fitoren 3:0 kundër Bolognas, ku realizuan Miralem Pjanic, Mario Mandzukic dhe Blaise Matuidi.

Allegri beson se Dybala duhet të punojë shumë dhe të gjejë atë formën e fillimit të sezonit, pasi në të kundërtën nuk do të jetë i pazëvendësueshëm.

“Dybala erdhi nga stoli dhe luajti mirë kundër Bolognas, por ka momente kur një lojtar nuk është në më të mirën dhe fati nuk është në anën e tij”, tha Allegri për Mediaset Premium.

“Kam në skuadër lojtarë të rëndësishëm. Është motivuese të kesh shumë lojtarë për të konkurruar për një vend në formacion”.

“Askush nuk dëshiron të jetë në stol, por për këtë duhet të reagojnë vet lojtarët. Futbolli është lojë ekipore, duhet të largohet ajo “unë” për të punuar me atë “ne”.

“Nuk ka dyshime për talentin e Dybala, por gjithashtu duhet të punojë që të përmirësohet fizikisht dhe psikologjikisht”, shtoi Allegri.

(Kosova Sot)