Prishtina, e pakonkurrencë

  • 18 December 2017 - 08:56
Prishtina, e pakonkurrencë

Prishtina, e pakonkurrencë

Bardhekaltrit, 14 fitore në 14 ndeshje

Sigal Prishtina, ashtu siç është pritur, e përfundoi stinorin vjeshtor në vendin e parë me 14 fitore në 14 ndeshje, derisa skuadrat e tjera vazhdojnë të ballafaqohen me shumë probleme. Stinori pranveror do të nisë në muajin janar të vitit të ardhshëm 

Këtë fundjavë ka përfunduar stinori vjeshtor në IP Superligën e Kosovës në basketboll. Sigal Prishtina e ka përmbyllur me fitore stinorin pranveror në IP Superligën e Kosovës në basketboll. Kryeqytetasit e kanë mposhtur ekipin e Rahovecit me rezultat 98:72. Më të merituarit për triumfin e Sigal Prishtinës ishin Granit Rugova me 29 pikë, 5 kërcime e 2 asistime, Wayne Martin me 20 pikë, 13 kërcime e 8 asistime dhe Alban Veseli me 18 pikë, 6 kërcime e 3 asistime. Te Rahoveci më të dalluarit ishin Mustafë Merovci me 15 pikë e 5 kërcime, Valon Bunjaku me 14 pikë, 3 kërcime e 4 asistime, Jonius Prowell me 14 pikë, 2 kërcime e 5 asistime dhe Albatrit Berisha me 12 pikë e 3 kërcime. Ndërkohë, Golden Eagle Ylli ka regjistruar fitore në ballafaqim me Borean me shifrat 111:104. Më efikasit te skuadra therandase ishin Taylor Bessick me 30 pikë e 14 kërcime dhe Artin Gashi me 23 pikë e 10 kërcime. Fitore befasuese e Kerasan Prishtina që ishte skuadër më e mirë se Peja, ndaj të cilës ka shënuar fitore me rezultat 104:76. Kujtim Ujkani me 26 pikë e 14 kërcime dhe Gent Shala me 19 pikë e 11 kërcime ishin më të dalluarit te ekipi fitues. Te Peja më efikasi ishte Rron Ukaj me 25 pikë, 9 kërcime e 2 asistime. Me fitore stinorin pranveror në IP Superligën e Kosovës e ka përmbyllur edhe Trepça, që ka arritur të triumfojë në ballafaqim me Bashkimin me shifrat 77:73

Trajneri i Bashkimit largohet pa u paguar

Sigal Prishtina është skuadra e vetme që nuk e ka regjistruar asnjë humbje në stinorin pranveror, ku nga 14 xhiro ka realizuar po aq fitore, e ndjekur nga Bashkimi që ka bilanc prej 10 fitore e katër humbje, Rahoveci me tetë fitore e gjashtë humbje, Golden Eagle Ylli me tetë fitore e gjashtë humbje, Peja me pesë fitore e nëntë disfata, Trepça me pesë fitore e nëntë humbje, Kerasan Prishtina me katër fitore e dhjetë disfata dhe Borea me dy fitore e 12 humbje. Humbja e fundit e Bashkimit ndaj Trepçës ka sjell ndryshime te Bashkimi, ku është larguar trajneri grek, Fotis Takianos. "Jam larguar nga Bashkimi, për arsye të krizës financiare në të cilën është duke kaluar klubit. Ne kemi punuar dhe sakrifikuar shumë që të arrijmë rezultate pozitive përkundër mospagesës. Kam 55 ditë që nuk jam paguar dhe tani jam kthyer në shtëpi. Në rast se klubi do të riorganizohej do të rikthehesha sërish në Prizren", është shprehur trajneri. 

Largime edhe te Prishtina

Ndërkohë, largime ka pasur edhe te Sigal Prishtina. Pas Dardan Berishës, Drilon Hajrizit dhe Andrew Lawrence, nga skuadra është larguar edhe qendra Lis Shoshi. Përkundër këtyre largimeve, bardhekaltrit kanë dominuar pa problem. "Normalisht se këta lojtarë kanë qenë shumë të rëndësishëm për skuadrën, megjithatë, Prishtina ka fituar pa problem. Posaçërisht Dardani, i cili ka qenë lider i Prishtinës. Megjithatë, nëse Sigali arrin t'i mbajë këta lojtarë, atëherë nuk besoj se do të ketë problem të fitojë trofetë në garat vendore, vetëm nëse përforcohet shumë Bashkimi ose ndonjë skuadër tjetër, në të kundërt nuk shoh ndonjë telashe, që Prishtina të fitojë titullin kampion dhe Kupës e Kosovës në basketboll", ka thënë Blerim Krasniqi për gazetën 'Kosova Sot'. 

(Kosova Sot)