Barça jep arsyen pse nuk do të bëjë korridorin e nderit për Realin në El Clasico

  • 18 December 2017 - 11:30
Barça jep arsyen pse nuk do të bëjë korridorin e nderit për Realin në El Clasico

Pasi Real Madridi e fitoi Kupën e Botës për Klube, e gjitha bota sportive pyeste se a do e bëjë Barcelona korridorin e nderit në El Clasico, kjo për të nderuar lojtarët e Los Blancos për titullin e fituar.

Drejtori i marrëdhënieve institucionale te Barcelona, Guillermo Amor, pas fitores ndaj Deportivo la Corunas është pyetur rreth kësaj teme.

Dhe përgjigjja ishte negative, por njeriu i klubit katalunas ka dhënë një arsye pse kjo nuk do praktikohet nga ata.

“Në këtë klub, korridori i nderit bëhet zakonisht kur ne marrim pjesë në turneut e skuadrës kampione dhe tani nuk kemi një rast të tillë”, ka thënë Amor.

Edhe Cristiano Ronaldo tha se do të kishte dëshirë t’i nderonte Barça, ndërsa Zinedine Zidane dhe Florentino Perez nuk kanë dashur të flasin konkretisht për këtë temë.

Vlen të theksohet se klubi katalunas kishte krijuar korridorin e nderit në El Clasicon e 2008, kjo pasi Los Blancos ishin shpallur kampion të La Ligas.

Kujtojmë se Barça nuk e kishte nderuar Realin në ndeshjen e Superkupës së Spanjës, kjo pasi Los Blancos kishin fituar Superkupës së Evropës. 

(Kosova Sot)