​Conte i lodhur me spekulimet e mediave

  • 18 December 2017 - 15:46
​Conte i lodhur me spekulimet e mediave

Antonio Conte është i lodhur me thashethemet rreth të ardhmes së tij

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte ka kërkuar nga mediat që të ndalin spekulimet rreth të ardhmes së tij, pasi është i lumtur në Londër.

Ai tha se kjo p ndikon edhe të futbollistët, të cilët nuk po janë të sigurt. 

“Çdo ditë ka spekulime për të ardhmen time, por nuk është e drejtë, pasi meritoj më shumë respekt për atë që kam bërë sezonin e kaluar dhe atë që po bëj këtë sezon”, tha Conte për Daily mail.

“Nuk më duket e drejtë që çdo ditë shkruhet se klubi ka kontaktuar këtë apo atë trajner për vitin tjetër. Për mua nuk ka problem, por ndikon shumë në psikologjinë e futbollistëve”, vazhdoi ai.

“Unë kam edhe një vit kontratë dhe jam i fokusuar të përmirësoj më shumë lojën e skuadrës dhe futbollistëve të mi. Po bëjmë një punë shumë të mirë me skuadrën, duke nisur që nga ulja e moshës së futbollistëve dhe deri te projektet për të ardhmen. Kemi nisur një punë shumë të mirë një vit më parë, që po vijon edhe në këtë sezon”, tha ai në fund.

(Kosova Sot)