​Bayern e gjen zëvendësuesin e Lewandowskit

  • 18 December 2017 - 15:51
​Bayern e gjen zëvendësuesin e Lewandowskit

Bayern Munich gjatë janarit do të transferojë një sulmues si zëvendësues i Robert Lewandowskit

Trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes nuk është i lumtur që në skuadër ka vetëm një sulmues, polakun Robert Lewandowski.

Ai ka kërkuar që skuadra gjatë janarit të transferojë një sulmues, i cili do të mund të luante disa ndeshje për të zëvendësuar polakun, kur ky është i lënduar, suspenduar ose ka nevojë për pushim.

Sipas Bild, i përzgjedhur i kampionit aktual është sulmuesi shtatlartë i Hoffenheimit, Sandro Wagner.

Për shërbimet e tij Bayern do të paguajë 15 milionë euro.

(Kosova Sot)