25 sportistët më të paguar të të gjitha kohërave

  • 18 December 2017 - 16:43
25 sportistët më të paguar të të gjitha kohërave

Michael Jordan(basketboll)
Fitimet e karrierës: $ 1.85 miliard

Jordani vazhdon të mbajë marrëdhëniet e tij afatgjate me Gatorade, Hanes, Nike dhe Upper Deck, por investimi që e bëri atë një miliarder ishte çmimi relativisht i ulët prej 175 milionë dollarësh që ai bleu Charlotte Bobcats (tani Hornets) në vitin 2010. Në 2013 ai i rriti aksionet në 90% dhe ekipi tani ka një  vlerë prej 780 milionë dollarë. 

Tiger Woods(golf)
Të ardhurat e karrierës: 1.7 miliardë dollarë

Fituesi i 14 titujve të mëdha ka marrë pjesë vetëm në 18 Turne zyrtare të PGA-së që nga fillimi i vitit 2014 për shkak të lëndimeve (nuk arriti të kualifikohej ose u tërhoq nga gjysma e tyre). Sponsorët ende e vlerësojnë partneritetin me Woods. Ai ka nënshkruar kontrata të reja me TaylorMade, Bridgestone dhe Monster Energy.

Arnold Parlmer(golf)
Fitimet e karrierës: 1.4 miliardë dollarë

Palmer vdiq në shtator 2016, por pronat e tij akoma përfituan 40 milionë dollarë gjatë 12 muajve të fundit. Më shumë se 400 dyqane shesin veshje të markës së Arnold Palmer në Azi, me plane për të hyrë në tregje të reja si Tajlanda dhe Vietnami. Partneriteti midis themeluesit të IMG Mark McCormack dhe klientit të tij të parë, Palmer, revolucionarizoi marketingun e sportit.

Jack Nicklaus(golf)
Fitimet e karrierës: 1.2 miliardë dollarë

Kompania e projetkimit të fushave të golfit e Nicklaus është përgjegjëse për 410 fusha në 41 vende, me fituesin e 18 titujve të mëdha të përfshirë në tre të katërtat e projekteve. Përveç dizajnit të fushave, perandoria e biznesit të Nicklaus përfshin pasuri të patundshme, verë, akullore, akademi të golfit, limonadë dhe shumë më shumë.

Michael Schumacher(Formula 1)
Fitimet e karrierës: 1 miliardë dollarë

Schumacher, 47 vjeç, është në gjendje të rëndë shëndetësore që nga viti 2013 pas një aksidenti duke bërë ski në Alpet franceze. Titani i Formula 1 ka dominuar sportin e tij me fitimin e shtatë titujve dhe është një nga vetëm gjashtë atletët që ka qenë pjesë e listës së Forbes që nga viti 1990.

Phil Mickelson
Të ardhurat e karrierës: $ 815 milion(golf)

Mickelson ka sponsor Amgen, ExxonMobil, KPMG, Rolex, Grayhawk dhe Greenbrier, si dhe dy partnerë të rinj, Intrepid Financial Partners dhe Workday. Ka fituar 84 milion dollarë në cmime gjatë karrieres, i dyti i gjithë kohërave. Edhe pse i dyti pas Tiger Woods ai ka qenë shumë fitimprures gjatë karrierës së tij, më së fundi Mickelson arriti të fitonte më shumë se rivali i tij në 2015, për herë të parë që nga viti 1996 kur Woods u kthye në profesionist.

7.(Barazim) Kobe Bryant. (basketboll)

Fitimet e karrierës: 800 milionë dollarë

Fitimet e Bryant gjatë karrierës së tij ishin më të lartat e të gjitha kohërave kur bëhet fjalë për atletët e sporteve ekipore, ai kishte pagën më të lartë të NBA në gjashtë sezonet e fundit të karrierës së tij. Mbas karrierës në NBA ai ka nisur Kobe Inc. dhe një firmë sipërmarrëse, Bryant Stibel, me 100 milionë dollarë financim.

(Barazim) David Beckham(futboll)
Fitimet e karrierës: 800 milionë dollarë

Vitet më fitimprurëse të Beckham kanë ardhur pas futbollit falë marrëveshjes me Diageo, për të nisur një uiski të ri të quajtur Haig Club dhe marrëveshjes me Global Markets Group, për të krijuar produkte të konsumit me markë Beckham. Beckham me shumë mundësi do të nisi një ekip futbolli të bazuar në Majemi në kampionatin Amerikan MLS, të drejtën e të cilit e fitoi me një cmim prej 25 milion dollarësh.

Floyd Mayweather(boks)
Të ardhurat e karrierës: 785 milionë dollarë

Shifra jonë e fitimeve për Mayweather nuk përfshin pagën për ndeshjen e tij në gusht kundër Conor McGregor (periudha jonë e rezultateve përfundoi më 1 qershor). Fitimet e asaj ndeshjeje e bëjnë Mayweather vetëm atletin e gjashtë me fitime prej 1 miliard dollarë.

Shaquille O’neal(basketboll)
Fitimet e karrierës: 735 milionë dollarë

O’Neal i shiti një pjesë në biznesin e Shaq vitin e kaluar Authentic Brands Group, i cili i mori të drejtat për afërsisht gjysmën e të ardhurave të licencimit dhe nënshkrimeve të O’Neal në të ardhmen në këmbim të një pagese të njëhershme. Linja e atleteve të Shaq me kosto të ulët ka shitur më shumë se 120 milionë atlete gjatë karrierës së tij.

Lebron James(basketboll)
Fitimet e karrierës: $ 730 milion

Fytyra e NBA shtoi Intel dhe Verizon këtë vit në portofolin e tij të nënshkrimeve, duke iu shtuar kompanive si Nike, Coca-Cola, Beats nga Dre dhe Kia Motor. Mbreti James zotëron aksione në 17 Pizzas Blaze, biznesi i shërbimit të ushqimit me rritjen më të shpejtë të të gjithë kohërave.

Cristiano Ronaldo(futboll)
Fitimet e karrierës: 725 milionë dollarë

Ronaldo po ngjitet në listat e më të paguarve, duke qenë atleti më i paguar në botë gjatë dy viteve të fundit, duke përfshirë 93 milionë dollarë në 12 muajt që përfundojnë në qershor. Zgjatja e kontratës me Real Madrid do ta bëjnë atë edhe më fitimprurës.

Greg Norman(golf)
Fitimet e karrierës: 705 milionë dollarë

Ashtu si Shaquille O’Neal dhe Muhammad Ali para tij, Norman ia shiti të drejtat e tij të ardhshme të licencimit Authentic Brands Group në mars. Kompania e Norman ruan kontrollin e pasurive të paluajtshme, investimeve dhe operacioneve të dizajnimit të fushave të golfit, por ABG do të punojë në interesat e tjera të biznesit të tij si në veshje, pajisje, biftek dhe verë.

Mike Tyson(boks)
Fitimet e karrierës: 700 milionë dollarë

Kampioni më i ri i peshave të rënda në historinë e boksit harxhoi 400 milionë dollarë fitime (jo të rregulluara për inflacion) përpara se të deklarohej për falimentim në vitin 2003. Tyson e ka rimarrë veten në moshën 51 vjecare, tashmë shfaqet si aktor dhe është partner ne biznese rreth lojrave te fatit, motorëve dhe qendrave të fitnesit.

Roger Federer(tenis)
Fitimet e karrierës: $ 675 milion

Federer kohët e fundit e rimori përsëri kurorën e lojtarit më fitimprurës gjatë karrierës në turneun ATP me ringjalljen e tij në fushë gjatë vitit 2017. Shifra e tij prej 111.9 milionë dollarësh tejkalon totalin e Novak Djokovic (109.8 milionë dollarë), si dhe të Tiger Woods, i cili ka fituar  110 milion dollarë në çmime në PGA Tour.

Lionel Messi(futboll)
Fitimet e karrierës: 600 milionë dollarë

Messi ka qenë në Barcelonë që nga mosha 13 vjeçare, dhe zgjatja e kontratës së tij muajin e kaluar do ta mbajë atë në Camp Nou deri në sezonin 2020-21. Klauzola e blerjes për Messin u dyfishua nën marrëveshjen e re në 835 milionë dollarë.

Alex Rodriguez(bejsboll)
Fitimet e karrierës: 575 milionë dollarë

A-Rod ka nënshkruar dy nga tre kontratat më të mëdha në historinë e baseball gjatë karrierës së tij 22-vjeçare dhe u pagua 20 milionë dollarë nga Yankees në 2017 pavarësisht daljes në pension vitin e kaluar. Tashmë ai është një analist i Fox Sports dhe do te jetë një nga prezantuesit për një shfaqje të ardhshme të CNBC.

Jeff Gordon(Nascar)
Fitimet e karrierës: 525 milionë dollarë

Gordon ka fituar 93 gara gjatë karrierës së tij në Nascar, rekordi i sotëm. Ai zotëron aksione në makinën e Jimmie Johnson me numrin 48 dhe në të ardhmen mund të ketë një rol më të madh në zotërimin e Hendrick Motorsports.

Oscar De La Hoya(boks)
Fitimet e karrierës: $ 520 milion

Ndeshja e De La Hoyas në 2007 me Floyd Mayëeather ishte ndeshja më e madhe në historinë e shikimit me pagesë, me 2.5 milionë blerje, derisa Mayweather u përball me Manny Pacquiao. De La Hoya fitoi një rekord prej 52 milionë dollarësh sepse ai shërbeu si promotor i ndeshjes nëpërmjet kompanisë së tij Golden Boy Promotions, të cilën ai e themeloi në vitin 2002.

Manny Pacquiao(boks)
Të ardhurat e karrierës: $ 510 milion

Karriera e pagimit me pagesë e Pacquiao përfshin 18.6 milionë blerje dhe të ardhura bruto prej 1.2 miliardë dollarësh. Senatori filipinas humbi kundër australianit Jeff Horn në ndeshjen e tij të vitit 2017. Paga më e madhe e karrierës së Pacquiao ishte ndeshja e tij e vitit 2015 me Mayweather, për të cilën ai futi në xhep rreth 125 milionë dollarë.

Derek Jeter(bejsboll)
Fitimet e karrierës: 490 milionë dollarë

Fillimi i Jeter si një pronar i Major League Baseball nuk është nga më të mirët në Floridën e Jugut. 14 herë All-Star, Jeter ka futur vetëm 25 milionë dollarë në çmimin prej 1.2 miliardë dollarë për Miami Marlins, por ai është duke marrë vendimet si shef ekzekutiv.

(barazim) Peyton Manning(Futboll amerikan)
Fitimet e karrierës: 480 milionë dollarë

5 herë fitues i lojtarit më të rëndësishëm, Manning u tërhoq nga sporti si udhëheqës i të gjitha kohërave në NFL me 65.3km në pasime, udhëheqës në touchdowne me 539  dhe është mbajtës i rekordit të NFL për fitime brenda dhe jashtë fushës. Manning mbetet një përfaqësues i mirë për kompanitë, duke shërbyer për Nationwide, DirecTV, Gatorade, Papa John dhe Otterbox.

(Barazim) Kevin Garnett(basketboll)
Fitimet e karrierës: 480 milionë dollarë

Garnett ka fituar 334 milionë dollarë në NBA gjatë karrierës së tij 22 vjeçare me Timberëolves, Celtics dhe Nets. Për momentin ai punon si prezantues në programin “Inside the Nba” për kanalin TNT.

Evander Holyfield(boks)
Fitimet e karrierës: 475 milionë dollarë

Paga më e lartë e karrierës së Holyfield ishte 34 milionë dollarë, për ndeshjen e tij të dytë kundër Mike Tyson, ndeshje e cila përfundoi papritur kur Tyson u skualifikua pasi kafshoi veshin e Holyfield. Pavarësisht një çerek shekulli të ardhurash nga boksi, Holyfield u ballafaqua me probleme të mëdha financiare.

Andre Agassi(tenis)
Të ardhurat e karrierës: $ 470 milion

Marrëveshja midis Nike dhe Agassit i përfitoi atij 140 milionë dollarë gjatë 10 viteve, duke përfshirë vlerësimin e aksioneve të kompanisë që mori në marrëveshje.

(Kosova Sot)