Mandzukic në dyshim për Kupën e Italisë

  • 18 December 2017 - 18:40
Mandzukic në dyshim për Kupën e Italisë

Mandzukic është në dyshim për sfidën kundër Genoas.

Sulmuesi kroat, Mario Mandzukic, mund të mungojë kundër Genoas të mërkurën ndeshje kjo që zhvillohet në kuadër të Kupës së Italisë, pasi ka nevojë për 13 qepje në pulpën e këmbës.

Juventusi konfirmoi mungesën e kroatit në stërvitjen e së hënës, i cili është duke e trajtuar pulpën e këmbës.

Tani është në dyshim nëse do të jetë në gjendje të luajë kundër Genoas të mërkurën, por edhe kundër Romës të shtunën.

Stephan Lichtsteiner, iu bashkua skuadrës, ndërsa Gianluigi Buffon, Giorgio Chiellini dhe Juan Cuadrado punuan të ndarë nga grupi.

(Kosova Sot)