“Spanja jashtë botërorit? Situata është e rëndë”

  • 18 December 2017 - 20:46
“Spanja jashtë botërorit? Situata është e rëndë”

FIFA e ka kërcënuar Spanjës se mund ta përjashtojë nga botërori “Rusi 2018’.

Presidenti i Federatës Spanjolle, i pezulluar pas arrestimit në verë, Angel Maria Villar deklaroi se kërcënimet e FIFA-s për përjashtimin e Spanjës nga botërori ‘Rusi 2018’, janë serioze dhe për t’u konsideruar.

Ai theksoi se situate është mjaft e rëndë dhe se shkak për këtë është bërë sjellja e Këshillit të Shtetit, që kërkon të anulojë zgjedhjet në Federatë.

“Këshilli i Shtetit pretendon se Federata nuk po respekton ligjet dhe kërkon të anulojë zgjedhjet, por kjo është e papranueshme dhe e pabazuar në ligj”, tha Vilar.

“Nëse FIFA vendos të përjashtojë Spanjën nga botërori, atëherë përgjegjësia bie e gjitha mbi shtetin. Mund të them se situate është mjaft e rëndë”, u shpreh ai.

Mundësia e përjashtimit të Spanjës ka ngjallur shpresat edhe për Italinë, që u eliminua nga Suedia ne Play Off, por që do të mund të shkonte në Rusi, si zëvendësuese e ‘La Roja-s’.

(Kosova Sot)