Të dielën gara zyrtare e drag race në Kosovë

  • 01 August 2015 - 22:24
Të dielën gara zyrtare e drag race në Kosovë

Në ditën e parë të garës më të madhe jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon, në automobilizëm, drag race, kanë marr pjesë 75 garues nga vende të ndryshme.

Sumë pjesëmarrës pati të shtunën, por pritet që festa e vërtetë të ndodhë gjatë ditës së diel, kur në program është gara zyrtare, pasi të shtunën garuesit patën ngasje të lira për t’i testuar veturat e tyre e njëkohësisht për t’u njoftuar me shtegun.

Numri i garuesve do të jetë më i madh të dielën ku nga mëngjesi do të fillojë klasifikimi i veturave sipas kategorive.

Këtë proces, ashtu sikur edhe matjen e kohës do ta bëjë një ekip i licencuar nga Kroacia, me të cilët Federata e Autosportit e Kosovës është duke bashkëpunuar mjaft mirë.

Rivaliteti duket se do të jetë tepër i madh.

Esad Dosljak me Opel Corsa dhe Skender Potera me Audi RS 6 ishin garuesit më të shpejtë në dy ngasjet e fundit, të cilat edhe u llogaritën si zyrtare për ditën e shtunë.