Van Persie kthehet te Feyenoordi pas 14 vitesh

  • 12 January 2018 - 20:00
Van Persie kthehet te Feyenoordi pas 14 vitesh

Van Persie pritet ta veshë sërish fanellën e Feyenoordit. Lojtari është afër kthimit në Holandë, pasi dëshiron t’i japë fund aventurës në Turqi me Fenerbahcen.

Robin van Persie ka vendosur të kthehet pas 14 vitesh në Holandë në radhët e Feyenoordit të Roterdamit, raporton portali holandez “ad.nl”.

34-vjeçari, sipas mediave holandeze, ka vendosur të largohet nga Fenerbahce, për ta mbyllur karrierën aty ku e nisi në vitin 2002, para se të transferohej në Angli te Arsenali e më pas te Manchester Unitedi.

Të shtunën ish-sulmuesi i “Tulipanëve” do t’u nënshtrohet vizitave mjekësore.

Futbollisti i lindur në vitin 1983 ka qenë një nga sulmuesit më të spikatur në futbollin evropian në dekadën e fundit.

Kulmin me Kombëtaren e Holandës e arriti në Botërorin e Vitit 2014, ku shkoi deri në finale, ndërsa goli me kokë ndaj Spanjës rezultoi më i bukuri i atij kompeticioni. 

(Kosova Sot)