Hazard gjen partnerin e gabuar për foto

  • 12 January 2018 - 23:33
Hazard gjen partnerin e gabuar për foto

Kampionati amerikan i basketbollit zbarkoi në Londër të enjten.

Ndeshja Boston Celtics-Philadelphia 76ers u luajt në kryeqytetin anglez dhe shumë futbollistë të skuadrave të Premier League përfituan për të takuar yjet e basketbollit.

Përveç “pensionistëve” Michael Ballack dhe Sir Alex Ferguson, në O2 Arena ishin të pranishëm edhe Marcos Alonso, Bellerin dhe Eden Hazard.

Ylli belg i Chelsea ishte protagonist i një fotoje shumë qesharake, ku shihet duke pozuar pranë shtatlartit Dikembe Mutombo, ish-lojtar i NBA. Një nga basketbollistët më të gjatë me një nga futbollistët më të shkurtër. Çift perfekt… 

(Kosova Sot)