Shpërblehet De Gea, më i paguari te Man United - Sport - Kosova Sot
Shpërblehet De Gea, më i paguari te Man United

Shpërblehet De Gea, më i paguari te Man United

300 mijë funte në javë, kaq është i gatshëm t’i ofrojë Man United De Geas me kontratën e re.

Duke parë se kontrata e David de Geas skadon në vitin 2019 dhe interesimin e vazhdueshëm të Real Madridit, Manchester United ka vendosur ta blindojë spanjollin.

Sipas asaj që raporton The Sun, nga 210 mijë funte United ka vendosur t’ia rrisë pagën De Geas deri në 300 mijë funte në javë, vetëm për ta mbajtur 27 vjeçarin në Old Trafford edhe për shumë vite.

Kështu, De Gea do të bëhej lojtari më i paguar i Djajve të Kuq së bashku me Paul Pogban. 

(Kosova Sot)

1 orë e 31 minuta më parë
21/09/18