Ndeshja e 500-të në ligë në karrierë përfundon me humbje për Ronaldon

  • 13 January 2018 - 19:10
Ndeshja e 500-të në ligë në karrierë përfundon me humbje për Ronaldon

Cristiano Ronaldo e luajti ndeshjen e 500-të në ligë në karrierën e tij profesionale sot kundër Villarrealit.

Por, fatkeqësisht për portugezin, paraqitja e tij e 500-të përfundoi me humbje, por kjo ishte vetëm humbja e 68-të në ato 500 ndeshje.

Real Madridi u mposht me rezultat minimal në shtëpi nga Villarreali dhe kështu lëshoi serish pikë duke ia dhënë Barcelonës mundësinë ta rrisë në 19 pikë epërsinë në krye të tabelës.

Real Madridi pësoi dy ndeshje në shtëpi në La Liga për herë të parë që prej majit të vitit 2009.

(Kosova Sot)