PSG synon ta transferojë yllin e Chelseat

  • 13 January 2018 - 19:41
PSG synon ta transferojë yllin e Chelseat

Paris Saint-Germain është duke menduar ta blejë mesfushorin e Chelseat, N’Golo Kante, gjatë afatit kalimtar veror, raporton gazeta franceze “L’Equipe”.

Lideri i Ligë 1 të Francës mund ta ketë njërin prej sulmeve më të frikshëm në botën e futbollit, por s’është se nuk përballet me probleme prapa tij.

Drejtori sportiv i PSG-së, Antero Henrique, beson se Kante do të ishte lojtari i duhur për t’ia zgjedhur problemet në mesfushë gjigantit francez. 

(Kosova Sot)