Valverde: Barcelona më e mira në botë

  • 13 January 2018 - 20:55
Valverde: Barcelona më e mira në botë

Blerjet e janarit, Philippe Coutinho dhe Yerry Mina, nënkuptojnë se Barcelonës do t’ia kenë zili të gjithë në botën e futbollit, sipas trajnerit të klubit katalan, Ernesto Valverde.

Barcelona gjatë këtij afati kalimtar dimëror bleu Philippe Coutinhon nga Liverpoolin për një shumë rekord për klubin, plot 160 milionë euro, si dhe mbrojtësin e Palmeiras Yerry Mina për 11.8 milionë euro.

Momentalisht, djelmoshat e Valverdes janë në vendin e parë dhe kanë nëntë pikë më shumë se Atletico Madridi në vendin e dytë dhe 16 më shumë se Real Madridi në vendin e katërt, i cili humbi në shtëpi sot ndaj Villarrealit.

Valverde foli para ndeshjes së nesërme të Barcelonës ndaj Real Sociedadit, duke thënë se është shumë i lumtur me lojtarët që ka në skuadër.

“Epo, jam shumë i lumtur me lojtarët që i kisha para ardhjes së dy lojtarëve të rinj, dhe me këta që i kam tash. Mendoja se Barça ishte më e mira kur isha trajner i Athleticos dhe tani e mund ta shoh këtë. Barça është skuadra më e mirë në botë”, ka thënë ai.

(Kosova Sot)