Mërgim Mavraj kërcënon Serbinë

  • 03 August 2015 - 21:18
Mërgim Mavraj kërcënon Serbinë

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj pritet të jetë gati për ndeshjen e madhe kundër Serbisë që do të zhvillohet me 14 tetor në Elbasan.

Këtë e ka konfirmuar vete Mavraj, i cili thotë se po rikthehet edhe më furishëm për tu përballur me dronofobët.

“Lutja e vazhdueshme Zotit Fuqiplote do të na rikthejnë edhe më të fuqishëm për tu përballur me dronofobet. Faleminderit të gjithëve që keni qenë kaq pranë meje në këto momente të vështira! Ju uroj suksese e fat!”, shkruan Mavraj në Facebook.