Lamtumirë Barcelonë

  • 14 January 2018 - 17:40
Lamtumirë Barcelonë

Chelsea i është vënë pas Denis Suarezit.

Sipas Daily Star, Chelsea është duke shikuar mundësinë e transferimit të mesfushorit të Barcelonës, Denis Suarez.

Antonio Conte është i etur për ta marrë Suarezin në Stamford Bridge, që nuk po gjen hapësira në Camp Nou.

Ardhja e Paulinhos dhe së fundmi e Coutinhos, ia kanë minimizuar krejtësisht shanset Denis Suarezit që të ketë më shumë minuta dhe për këtë është duke e shqyrtuar mundësinë e largimit nga Camp Nou.

(Kosova Sot)