Memushaj arrin marrëveshje me skuadrën e Serie B

  • 17 January 2018 - 20:58
Memushaj arrin marrëveshje me skuadrën e Serie B

Ledian Memushaj ka arritur marrëveshje me Barin deh javën e ardhshme do të kompletojë transferimin e tij

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj do të largohet nga Benevento, për tu kthyer në Serie B, kësaj radhe te skuadra e Barit.

Zyrtarizimi i marrëveshjes do të bëhet javën e ardhshme, pasi është ekipi i Beneventos që kërkon ta ketë në dispozicion mesfushorin shqiptar edhe këtë fundjavë për ndeshjen ndaj Bolognas.

Bari për Memushajn do të shpenzojë 500 mijë euro, ndërsa ai do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2022.

Tek Bari, Memushaj do të gjejë edhe mesfushorin tjetër të Kombëtares, Migjen Basha. 

(Kosova Sot)