​PSG fiton 8:0, Neymar shënon katër gola

  • 17 January 2018 - 23:19
​PSG fiton 8:0, Neymar shënon katër gola

PSG ka vazhduar ecurinë e fitoreve në Ligue 1, duke deklasuar Dijonin me rezultat të thellë 8:0

Skuadra e PSG nuk ka të ndalur në kampionatin francez Ligue 1, ku po i poshtëron skuadrat javë pas jave.

Viktima e rashës ishte Dijon, e cila u deklasua me rezultat të thellë 8:0.

Katër gola i shënoi sulmuesi brazilian Neymar, ndërsa golat e tjerë u shënuan nga Di Maria dy, Cavani dhe Mbappe nga një.

Pas kësaj fitoreje PSG mban vendin e parë më 56 pikë pas 21 ndeshjeve, 11 më shumë se sa Lyon në vendin e dytë.

(Kosova Sot)