Pyetet për kthimin në Real? Kjo është përgjigja e James

  • 18 January 2018 - 13:09
Pyetet për kthimin në Real? Kjo është përgjigja e James

James Rodriguez nuk e di të ardhmen, por thotë se për momentin është duke menduar vetëm për Bayern Munchun

Mesfushori kolumbian është i huazuar për dy sezone në Bayern Munich, skuadër e cila ka të drejtën e blerjes në fund për 45 milionë euro.

Vet lojtari thotë se nuk e di nëse do të kthehet në Real, por insiston se për momentin po mendon vetëm për Bayernin, ku është shumë i lumtur.

“Për momentin jam duke menduar vetëm për Bayernin. Jam i lumtur këtu. Të ardhmen nuk e di askush, kështu që unë nuk di asgjë. Për momentin e gjitha çfarë po mendoj është Bayern”, tha James për El Chigirito. 

 

(Kosova Sot)