Neymar – Hazard – Lewandowski, treshja bombë që zëvëndëson BBC-në

  • 18 January 2018 - 13:57
Neymar – Hazard – Lewandowski, treshja bombë që zëvëndëson BBC-në

Real Madridi po kalon nëpër një fazë të tranzicionit dhe natyrisht se do të ketë transferime qysh gjatë kësaj vere.

Marca shkruan se Real Madridi tashmë e ka gati listën e lojtarëve që dëshiron t’i transferojë.

Dhe, tashmë sipas sportives madrilene dihen emrat që do të udhëheqin trinomin e radhës te mbretërit.

Rindërtimi i skuadrës do të nisë nga krahët, ku tashmë kanë nisur tratativat me Eden Hazardin dhe Neymarin, dy superyjet njëri i Chelseat e tjetri i PSG-së.

Sa do të vështira dhe të kushtueshme, Real Madridi nuk e ka në plan që të diskutojë shumë me këto klube pasi ka gati “çekun e bardhë”.

Klubi mbretëror për qendër të sulmit ka disa opsione, ku prioritet është Robert Lewandowski, i cili ashtu kështu ka pasur polemika publike me klubin duke shprehur shpesh pakënaqësi.

Alternativa e Lewas pa dyshim se janë Mauro Icardi dhe Harry Kane, që të dy këta po ashtu vështirë të transferueshëm për shkak se klubet janë stoike në qëndrimet e tyre. 

(Kosova Sot)