Dy trajnerët që mund të zëvendësojnë Zidanin në Real

  • 18 January 2018 - 13:58
Dy trajnerët që mund të zëvendësojnë Zidanin në Real

​Zinedeine Zidane mund të largohet nga Real Madrid në fund të këtij sezoni, pas rezultateve jo të mira.

Trofetë e fituar nuk japin garanci në Real Madrid. Zinedine Zidane mud të largohet nga “Los Blancos” në fund të këtij sezoni, pas dy viteve e gjysmë në krye të skuadrës.

Arsye për këtë mund të jetë mos fitimin i ndonjë trofeu këtë sezon, edhe pse ende janë në garë për dy të tillë, Ligën e Kampionëve dhe Copa del Rey.

Sipas të përditshmes spanjolle Marca, janë vetëm dy trajner që mund të zëvendësojnë francezin në Santiabo Bernabeu.

Bëhet fjalë për trajnerin e Kombëtares së Gjermanisë, Joachim Low dhe atë të Totenhamit, Mauricio Pochettino. 

(Kosova Sot)