Australian Open: Federer dhe Djokovic kalojnë në rrethin e tretë, eliminohet Wawrinka

  • 18 January 2018 - 14:22
Australian Open: Federer dhe Djokovic kalojnë në rrethin e tretë, eliminohet Wawrinka

Edhe rrethi i dytë i Australian Open ka sjellë befasi, pasi tenisti i dytë më i mirë zviceran dhe një herë fituesi i grand slamit të parë të vitit, Stan Wawrinka, është eliminuar nga numri 97-të i botës, Tennys Sandgren, ndërkohë që Roger Federer dhe Novak Djokovic fituan.

Sandgren e mposhti bindshëm Wawrinkan tre me zero në sete,   6-2 6-1 6-4

Serbi Novak Djokovic fitoi ndaj francezit Gael Monfils në katër sete në një ndeshje që u luajt nën temperatura tejet të larta, 4-6 6-3 6-1 6-3. Madje, Monfils tha pas ndeshjes se po vdiste në fushë nga nxehti i madh.

Ndërkohë, kamponi aktual, Roger Federer, i mundi të gjermanin  Jan-Lennard Struff, 6-4, 6-4, 7-6(4), në një ndeshje që zgjati një orë e 56 minuta. Federer, që është në ndjekje të trofeut të gjashtë në Australi dhe grand slamit të 20 në karrierë, do të përballet me francezin Richard Gasquet në rundin e tretë.

Befasi tjetër në këtë rund ishte eliminimi i tenistes spanjolle Muguruza.

Më poshtë i gjeni të gjitha rezultatet e rundit të dytë.  

(Kosova Sot)