Lopez: Interin e kam ëndërruar nga fëmijëria

  • 18 January 2018 - 18:32
Lopez: Interin e kam ëndërruar nga fëmijëria

Mbrojtësi argjentinas, Lisandro Lopez është i kënaqur që ka nënshkruar për Interin, teksa në një intervistë të tij ka thënë se një gjë të tillë e ka ëndërruar si fëmijë.

Lopez është bashkuar me Nerazzurrët në huazim prej 500 mijë eurosh nga Benfica, por me një mundësi blerje në fund të sezonit për nëntë milionë euro.

Transferimi i tij ishte befasues, pasi asnjëherë më parë nuk ishte lidhur me Interin, por nënshkrimin me klubin italian argjentinasi e kishte ëndërr që nga fëmijëria.

“Unë u lumturova menjëherë, shpresoja se kjo ëndërr do të realizohej”, ka thënë fillimisht Lopez për Q & A, kur u pyetën se si ndodhi lëvizja.

“Gjithçka ndodhi me të vërtetë shpejt, e dija se po vinte kur agjenti im më tha se gjithçka ishte në rregull”.

“Ky është një nga klubet më të mira në botë, kam ëndërruar të vij këtu si fëmijë dhe në sajë të Zotit jam këtu”.

“Kam qenë shumë i lumtur gjatë këtyre ditëve të fundit, të gjithë janë lojtarë të rëndësishëm. Ndihem sikur jam në një familje të bukur dhe jam krenar”.

“Dua të ndihmoj ekipin të arrijë objektivat, ne nuk jemi larg nga vendi i parë dhe shpresojmë të kualifikohet për Ligën e Kampionëve”, përfundoi argjentinasi.

(Kosova Sot)