Robben flet për të ardhmen në Bayern Munich

  • 18 January 2018 - 18:57
Robben flet për të ardhmen në Bayern Munich

Arjen Robben ka thënë se është i qetë rreth të ardhmes së tij në Bayern Munich, me babanë e tij që e ka konfirmuar se skuadrat tjera kanë shprehur interesim për 33-vjeçarin.

Robbenit i skadon kontrata me Bayernin në fund të këtij sezoni dhe më parë ai ka lënë të kuptohet se po e konsideron pensionimin e hershem.

Ndërkohë, kryetari i Bayern Munich, Kar;-Heinz rummenigge, tha në dhjetor se bisedimet për kontratat e Robbenit dhe Franck Ribery do të fillonin kah pranvera.

“Nuk ka ende bisedime me klubin, por jam i qetë për këtë”, ka thënë Robben për Kicker. 

(Kosova Sot)