Zyrtare: Vëllznimi përforcohet me Besnik Krasniqin

  • 18 January 2018 - 22:04
Zyrtare: Vëllznimi përforcohet me Besnik Krasniqin

FC Vëllaznimi edhe zyrtarisht ka nënshkruar me mesfushorin e mirënjohur, Besnik Krasniqi

Skuadra gjakovare, FC Vëllaznimi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me mesfushorin e KF Llapit, Besnik Krasniqi.

Lojtari i është bashkuar skuadrës dhe do të qëndrojë deri në fund të këtij sezoni.

“Kryetari Agim Cana ka arritur marrëveshje me Besnik Krasniqin i cili së fundmi ishte pjesë e KF LLapit. Besnik Krasniqi ka vendosur që sezonin pranveror ti mbrojë ngjyrat kuqezi të Klubit Gjakovar”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Kryetrajneri Arsim Gojani me ndihmësit e tij Haxhi Kurhaskun dhe Veton Dolin  kanë filluar të përgatiten për sezonin pranveror.

Image

 

(Kosova Sot)