Konfirmohet: Goretzka lojtar i Bayern Munichut

  • 19 January 2018 - 13:21
Konfirmohet: Goretzka lojtar i Bayern Munichut

Mesfushori gjerman i Schalkes, Leon Goretzka, do t’i bashkohet Bayern Munichut gjatë verës.

Drejtori sportiv i Schalkes, Christian Heidel, ka njoftuar sot në një konferencë për media se 22-vjeçari, lojtari kyç e klubit, ka nënshkruar kontratë me kampionin gjerman dhe do të jetë lojtar i Bayern Munich nga 1 korriku. 

Goretzka, i cili thuhej të ishte synim i disa klubeve nga Premierliga angleze, iu bashkua Schalkes nga Bochum në vitin 2013.

“Leon Goretzka na informoi në fillim të kësaj jave se dëshiron ta braktisë klubin dhe t’i bashkohet Bayernit”, ka thënë Heidel.  

(Kosova Sot)